Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË SONDAZHIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE QË DO TË ZHVILLOHET NGA DATA 25 PRILL-25 MAJ 2022, PËRFAQËSUES TË AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË (ASCAL) ZHVILLUAN TAKIME INFORMUESE DHE UDHËZUESE ME GRUPET E PUNËS DHE STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 15 prill 2022 në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS) përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvilluan takime informuese dhe udhëzuese me grupet e punës dhe studentë të Universitetit “Fan S. Noli”. Gjatë këtyre takimeve, z. Erjon Xhako dhe znj. Juna Mëngri u ndalën në SKS si një proces, i cili ka në qendër studentin dhe ka si qëllim kryesor vlerësimin dhe matjen e cilësisë në Arsimin e Lartë, duke vlerësuar performancën e Institucioneve të Arsimit të Lartë në veprimtaritë e mësimdhënies, mësimnxënies dhe kompetencave, si dhe të mbështetjes ndaj studentëve. Të dhënat e nxjerra nga ky sondazh do të shërbejnë për marrjen e vendimeve të rëndësishme në hartimin e politikave shtetërore në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë në Arsimin e Lartë. Po gjithashtu u theksua se pyetësori do të jetë i aksesueshëm për studentët duke filluar nga datat 25 prill deri më 25 maj.

Leave a Reply