Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

SHKËMBIM TË NJOHURIVE, STAFIT DHE INFRASTRUKTURËS PËR BASHKËPUNIM NË FUSHA ME INTERES TË NDËRSJELLË, VEÇANËRISHT NË FUSHAT E ZHVILLIMIT LOKAL DHE RAJONAL KA PËR QËLLIM NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETIT POLIS, TIRANË

Në datën 15 prill 2022 rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe rektori i Universitetit Polis, prof. dr. Besnik Aliaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, midis dy institucioneve. Gjatë takimit mes tyre, drejtues të të dy universiteteve u shprehën të gatshëm të punojnë në partneritet për arritjen e objektivave të përbashkëta, duke ruajtur identitetet e tyre të ndryshme, qëllimet dhe objektivat. Po gjithashtu, në kuadër të këtij bashkëpunimi parashikohet shkëmbim i përvojave dhe kapaciteteve institucionale, sipas rastit; shkëmbim i materialeve, studimeve, botimeve dhe rezultateve të punës studimore e shkencore që realizohet në të dy institucionet; nxitje, mbështetje dhe realizimi i veprimtarive të përbashkëta me interes reciprok; shkëmbim i stafit dhe ekspertëve të dy universiteteve me qëllim zhvillimin e moduleve/leksioneve, trajnimeve, projekteve të përbashkëta kombëtare dhe europiane etj.

Leave a Reply