Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” U BË PJESË E TAKIMIT TË RADHËS TË ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN COTE D`AZUR, NICE, FRANCË NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC

Në datat 27– 30 qershor 2022 në kuadër të projektit Erasmus+, QUADIC u zhvillua në Universitetin Cote D’Azur, Nice, Francë një workshop katër-ditor gjatë të cilit u trajtuan çështje të tilla, si: strategjitë e bashkëpunimit ndërkombëtar, projektet ndërkombëtare, duke përfshirë hartimin dhe menaxhimin e tyre, si dhe gjetja e partnerëve për mobilitetin akademik dhe kërkimin. Pjesëmarrësit në këtë trajnim, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli” patën mundësi të njihen me praktikat më të mira të të shkruarit dhe të menaxhimit të projekteve ndërkombëtare nga pikëpamja operacionale, me aftësitë dhe transformimin digjital dhe ndikimin e tij në sektorë të ndryshëm të arsimit, mënyrat inovative në strukturimin e shërbimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe promovimin e veprimtarive të ndërkombëtarizimit, si dhe mundësinë e aplikimit në projekte të përbashkëta.

Projektit QUADIC përfshin 18 institucione të arsimit të lartë në Kosovë, Shqipëri dhe katër të Bashkimit Evropian.

Leave a Reply