STUDENTËT PJESËMARRËS NË PROJEKTIN VALEU-X U VLERËSUAN ME CERTIFIKATA PËR KONTRIBUTIN E DHËNË NË KURSET E TË MËSUARIT VIRTUAL TË ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+, VALEU-X

Në datën 27 qershor 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u organizua një veprimtari në kuadër të projektit VALEUX, në të cilën u vlerësua kontributi i studentëve pjesëmarrës në kurset e të mësuarit virtual gjatë periudhës janarit-qershor 2022 të zhvilluar në Universitetin “Fan S. Noli”, në kuadër të projektit Erasmus+, VALEU-X.

Zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre vlerësoi punën dhe angazhimin serioz të pedagogëve dhe studentëve në këtë projekt, i cili ndryshoi përspektivën e organizimit të një ore mësimore nëpërmjet të mësuarit virtual.

Në takim ishin të pranishëm online edhe koordinatorët e projektit, prof. Eric Schoop dhe prof. Mattis Altmann, Dresden University of Technology, të cilët vlerësuan si shembullin më të mirë punën e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit tonë që u përfshinë në zbatimin e këtij projekti, i cili ndihmoi procesin e dixhitalizimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Takimin e përshëndeti edhe përgjegjësja e departamentit të Gjuhëve të Huaja, phd. Daniela Stoica, e cila ndër të tjera vuri theksin në rëndësinë që ka ai në rritjen e kapaciteteve dixhitale për Universitetin “Fan S. Noli”.

Pedagoget që u anagazhuan në këtë projekt, dr. Erjola Qfzezi dhe dr. Dorela Kaçauni sollën më pas përvojat e tyre gjatë punës me studentët, duke u ndalur në ngritjen dhe funksionimin e një qendre virtuale përkthimi dhe në të mësuarit bashkëpunues virtual ndërkombëtar.

Me certifikata u vlerësuan studentët, Anisa Mulla, Dhimitrula Vangjel, Elena Macolli , Esmeralda Mersinllari, Gjergji Llaci, Jona Shalcanji, Kristina Dajko, Megi Hysaj, Megi Topi, Rossela Plasari, Ruxhena Hasani, Sara Zguri, Xhorxhina Haxhillari, Anisa Duro , Xhulja Zenunllari, Ambra Xhuti, Elsa Bregu, Ledjona Malelli, Petrika Kristo, Ergestina Çeҫi. 

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” U BË PJESË E TAKIMIT TË RADHËS TË ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN COTE D`AZUR, NICE, FRANCË NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC
Next Post
PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “ST. CYRIL DHE ST. METHODIUS”, VELIKO TARNOVO, BULLGARI, PROF. PHD SLAVI DIMITROV DHE PHD. TATYANA DIMITROVA NDODHEN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PËR TË KRYER MOBILITETIN MËSIMOR NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS +