Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “ST. CYRIL DHE ST. METHODIUS”, VELIKO TARNOVO, BULLGARI, PROF. PHD SLAVI DIMITROV DHE PHD. TATYANA DIMITROVA NDODHEN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PËR TË KRYER MOBILITETIN MËSIMOR NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS +

Nga data 28 qershor– 02 korrik 2022 përfaqësues të stafit akademik të Universitetit “St. Cyril & St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Bullgari, prof. phd. Slavi Dimitrov dhe phd. Tatyana Dimitrova janë të ftuar në Universitetin “Fan S. Noli” për të kryer mobilitetin mësimor në kuadër të programit Erasmus +, qëllimi i të cilit është ndër të tjera shkëmbimi i përvojave dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve. Këto u diskutuan edhe gjatë një takimi që dy pedagogët e ftuar zhvilluan me drejtues të Universitetit dhe Fakultetit të Ekonomisë me fokus mobilitetin e stafit dhe të studentëve, pjesëmarrjen e studentëve në internshipe, leksione online dhe publikime të përbashkëta. Zhvillimi i bashkëpunimit me partnerët Erasmus + mbetet në fokus të planifikimit të veprimtarive të ardhshme midis universiteteve.

Read the english version:

http://172.16.0.23/teaching-mobility-exchange-in-terms-of-the-erasmus-program/

Leave a Reply