Në datën 15 mars 2023, Universiteti “Fan S. Noli” në kuadër të “muajit të gruas” zhvilloi një veprimtari me synim ndërgjegjësimin në lidhje me përmirësimin e situatës mbi respektimin e lirive dhe të drejtave të gruas në komunitetin ku jetojmë dhe përmirësimin e politikave sociale për barazinë gjinore.
Takimi u organizua në bashkëpunim organizatën “Unë, Gruaja” dhe me Drejtorinë e Kujdesit Social, Bashkia, Korçë, me Zyrën Vendore të Punësimit dhe me Prokurorinë e Rrethit bënë një diskutim me studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane pikërisht në lidhje me respektimin e lirive dhe të drejtave të gruas në komunitetin ku jetojmë.
Përfaqësuesit e këtyre instutucioneve prezantuan politikat sociale të cilat zbatohen në nivel vendor, si dhe vunë në dukje rëndësinë që ka advokimi në përmirësimin e këtyre politikave. Barazia gjinore është një nga prioritetet e shumë institucioneve qendrore dhe vendore, ku bashkëpunimi mbetet një nga elemetët kyç për realizimin me suskses të saj. Dekania e fakultetit prof. as. dr. Sonela Stillo vlerësoi bashkëpunimin që Fakulteti ka me institucionet vendore dhe organizatat e ndryshme në të mirë të përmirësimit të këtyre politikave.