Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME ORGANIZATËN “UNË, GRUAJA” DHE BASHKINË, KORÇË NDËRMORRËN NJË FUSHATË PËR TË RRITUR SHKALLËN E NDËRGJEGJËSIMIT TË KOMUNITETIT KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUAS DHE DHUNËS ME BAZË GJINORE

Prej datës 25 nëntor 2022, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës me bazë gjinore, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me organizatën “Unë, Gruaja” dhe Bashkinë, Korçë ndërmorrën një fushatë për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit të komunitetit për këtë dukuri publike.

Studentët e programit të studimit “Administrim dhe politika Sociale” shpërndanë në pedonalen e qytetit fetëpalosje me informacion jo vetëm mbi këtë dukuri, por edhe për mënyrën e referimit dhe zgjidhjes në rastet kur është e nevojshme.

Leave a Reply