Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN NJË BASHKËBISEDIM TË HAPUR ME NJË PREJ SIPËRMARRËSVE MË TË SUKSESSHËM NË SHQIPËRI DHE JO VETËM, Z. SAMIR MANE, PRESIDENT I GRUPIT BALFIN, I ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I EKONOMISË

Në datën 24 nëntor 2022 studentët e Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një bisedë me një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Shqipëri dhe jo vetëm, z. Samir Mane, president i grupit BALFIN, një takim i organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë.

Fillimish z. Samir Mane është pritur në një takim të veçantë nga drejtues të Universitetit dhe FE. Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, ndër të tjera e falënderoi z. Mane për këtë vizitë, por dhe për kontributin që ai do të japë tashmë si anëtr i Bordit Këshillimor të Universiteit tonë, si një kontribut edhe ndaj qytetit ku është lindur dhe rritur. Më pas, një pjesë e rëndësishme e diskutimit u fokusua në mënyrën se si biznesi mund të bashkëpunojë me sektorin e arsimit për të bashkuar sinergjitë. Konkretisht u fol mbi mundësitë e bashkëpunimit me Fakultetin e Ekonomisë me të cilin do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e veprimtarive me interes të përbashkët, praktikave të studentëve, seminareve, vizitave studimore të studentëve në mjediset e shoqërisë etj.

Në takimin me studentët, dekani i FE, prof. as. dr. Ledina Alolli e falënderoi z. Mane që pranoi ftesën për të zhvilluar këtë bashkëbisedim të hapur, si dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi reciprok midis FE dhe grupit BALFIN.  Duke besuar tek kreativiteti, aftësitë dhe intuita e të rinjve z. Mane  ndau përvojën e tij mbi 30 vjeçare në biznes dhe foli për mënyrën se si drejtohet një korporatë e madhe dhe parimet që ndjek Grupi BALFIN në investimet e tij.

Ai u ndal në fillimet e tij si President i Grupit BALFIN në biznes, qasja ndaj balancës punë-jetë dhe disa këshilla të tij personale mbi sipërmarrjen, të cilat tërhoqën vëmendjen e studnetëve që nuk nguruan t`i bëjnë atij pyetje nga më të ndryshmet.  

Leave a Reply