U ZHVILLUA CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE TË EDICIONIT IV TË OLIMPIADËS “RROKE SHKENCËN”

Kolegji “Preca” është fituesi i edicionit IV të Olimpiadës “Rroke Shkencën” i organizuar nga “Laboratori i Dijes”, Universiteti “Fan S. Noli”.

Në datën 25 nëntor 2022, gjatë ceremonisë zyrtare u dhanë mjaft çmime në disiplinat e Matematikës, Anglishtes, Informatikës, Biologjisë, Kimisë, Fizikës, Shkencave Sociale, Gjuhës dhe Letërsisë, ku çdo shkollë u përfaqësua me 5 nxënës.

Përgëzime u përcollën në këtë ceremoni nga drejtuesit e Universitetit dhe pushtetit vendor për punën dhe përkushtimin e studentëve të “Laboratorit të Dijes” që nën kujdesin e veçantë të zëvendësrektorit për mësimin, dr. Arto Adili e sjellin suksesshëm për të katërtin vit me radhë këtë olimpiadë, në të cilën janë angazhuar pothuajse të gjitha shkollat e mesme të Qarkut, Korçë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Teatrin “Andon Z. Çajupi” me pjesëmarrjen e qindra nxënësve e mësuesve të tyre, për të cilët u përcollën falënderimet e drejtuesve të Universitetit për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin serioz në këtë olimpiadë që tashmë është kthyer në një traditë për Universitetin “Fan S. Noli”.

Postimi i Mëparshëm
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME ORGANIZATËN “UNË, GRUAJA” DHE BASHKINË, KORÇË NDËRMORRËN NJË FUSHATË PËR TË RRITUR SHKALLËN E NDËRGJEGJËSIMIT TË KOMUNITETIT KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUAS DHE DHUNËS ME BAZË GJINORE
Postimi Pasues
“110 VJET NGA PAVARËSIA E SHQIPËRISË”-SEMINAR SHKENCOR NË KUADËR TË 110 VJETORIT TË PAVARËSISË SË VENDIT I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E HISTORISË, UNIVERSITETI I PRISHTINËS