Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MIRËPRITI NJË TAKIM INFORMUES NË KUADËR TË NISMËS “PARQE TË SHËNDETSHËM, NJERËZ TË SHËNDETSHËM”

Në datën 30 tetor 2023, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua një takim informues në kuadër të nismës “Parqe të Shëndetshëm, Njerëz të Shëndetshëm”

Të pranishëm ishin pedagogë e studentë të Universitetit “Fan S. Noli” kryesisht të programeve të studimit që kanë lidhje me turizmin e gjeografinë, si dhe përfaqësues të Shoqatës ACEG e të Sportit Kayak Albania.

Nisma synon rritjen e punësimit lokal në zonën më të gjerë të Prespës, duke përdorur turizmin natyror si një mënyrë të re që mbron mjedisin, shmang konfliktet sociale dhe ato lokale dhe përmirëson përfitimet ekonomike lokale.

Gjatë kësaj veprimtarie u diskutua edhe për bashkëpunime të tjera me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Korçë, e cila u tregua e gatshme për zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” pranë zonave të mbrojtura.

Leave a Reply