Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“TETORI I LIBRIT” BËRI BASHKË DEPARTAMENTIN E “GJUHËS DHE TË LETËRSISË” DHE SHKOLLËN PROFESIONALE TEKNIKE KORÇË, TË CILËT NË BASHKËPUNIM EDHE ME SHKOLLA TË TJERA TË ARSIMIT PARAUNIVERISTAR E INSTITUCIONE KULTURORE TË QYTETIT ZHVILLUAN VEPRIMTARINË ME TEMË: “KONTRIBUTI I AUTORËVE KORÇARË NË LETËRSINË SHQIPTARE”

Në datën 30 tetor 2023 në kuadër të Tetorit, muaji i librit u zhvillua veprimtaria letrare me temë: “Kontributi i autorëve korçarë në letërsinë shqiptare” e organizuar nga Shkolla Profesionale Teknike Korçë, departamenti i “Gjuhës dhe Letërsisë”, Universiteti Fan S. Noli”, Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, shkolla të arsimit parauniversitar etj.

Në këtë takim letrar përgjegjësja e departamentit të “Gjuhës dhe Letërsisë”, prof. as. dr. Anyla Saraçi ftoi të rinjtë të jenë më pranë librit dhe jo vetëm në ditë të tilla të veçanta.

Takimin e përshëndetën më pas edhe pedagogu i këtij departamenti, dr. Eris Rusi, nënkryetarja e Bashkisë Korçë, znj. Benia Themeli, drejtorja e Shkollës Profesionale Teknike, znj. Anxhela Taho, drejtorja e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”, znj. Jorida Tollkuçi etj.

Në këtë veprimtari nxënës dhe studentë sollën pjesë nga krijimtaria letrare e autorëve korçarë, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në letërsinë shqiptare, ndërsa botimet e tyre ishin pjesë e një ekspozite të hapur në hollin e shkollës.

Leave a Reply