Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” IU BASHKUA NISMËS SË PREFEKTIT TË KORÇËS, Z. NERTIL JOLE PËR TË DHURUAR GJAK, BASHKË ME PUNONJËS TË INSTITUCIONEVE TË NDRYSHME TË QYTETIT

Në datën 7 dhjetor 2022, Universiteti “Fan S. Noli” iu bashkua nismës së prefektit të Korçës, z. Nertil Jole për të dhuruar gjak bashkë me punonjës të institucioneve të ndryshme të qytetit.

Stafi dhe studentët e Universitetit tonë vazhdimisht kanë organizuar fushata dhe i kanë mbështetur nismat për dhurimin vullnetar të gjakut.

Në kuadër të bashkëpunimit me Institucionin e Prefektit, sot departamenti i Infermierisë ka vënë në dispozicion mjediset e laboratorit të Infermieristikës, ku janë instaluar të gjitha aparaturat, stafi i Bankës së Gjakut dhe studentë për të mundësuar dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e institucioneve.

Prefekti Jole ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin për Universitetin “Fan S. Noli”, Departamentin e Infermierisë, punonjësit e institucioneve dhe qytetarët që iu bashkuan kësaj nisme, e cila ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për një vullnetarizëm e solidaritet më të lartë të gjithë shoqërisë, për ta kthyer këtë në një traditë të vazhdueshme të kontributit vullnetar si një akt human për të shpëtuar jetë.  

Leave a Reply