Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PËRFAQËSUES TË FONDACIONIT KENEDI DHE INSTITUTIT JETA E RE (IJR)  U PRITËN NË NJË TAKIM NGA ZËVENDËSREKTORI PËR MËSIMIN, DR. ARTO ADILI DHE PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT

Në datën 7 dhjetor 2022, përfaqësues të Fondacionit Kenedi dhe Institutit Jeta e Re (IJR)  u pritën në një takim nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe pedagogë të Departamentit të Edukimit. Në qendër të bisedës mes tyre ishte organizimi i një “Dite Sportive” me pjesëmarrjen e ekipeve të Universitetit “Fan S. Noli”.

Qëllimi sipas tyre është nxitja e të rinjve për t`u marrë me veprimtari sportive, si dhe për gjallërimin e jetës studentore. Fondacioni Kendei dhe IJR do të dhurojnë për studentët e departamentit të Infermierisë disa sete me materiale për higjenë personale, si dhe disa topa futbolli dhuratë për departamentin e Edukimit.

Ata gjithashtu shprehën gatishmërinë për të zhvilluar të tjera veprimtari në bashkëpunim me stafin dhe studentët e Universitetit tonë.  

Leave a Reply