Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BËHET PJESË E COBISS.AL, SISTEMI BIBLIOGRAFIK I NDËRTUAR MBI PLATFORMËN COBISS (SISTEMI DHE SHËRBIMET E PËRBASHKËTA BIBLIOGRAFIKE ONLINE)

Universiteti “Fan S. Noli” është bërë pjesë e Cobiss.al, i cili përfaqëson një sistem bibliografik të ndërtuar mbi platformën COBISS (Sistemi dhe Shërbimet e Përbashkëta Bibliografike Online). Në këtë sistem bibliotekat pjesëmarrëse janë të lidhura në rrjet bazuar në katalogimin e përbashkët si njëmodel reference që përfaqëson platformën e sistemeve kombëtare bibliotekare të informacionit dhe/ose i sistemeve bibliografike për vlerësimin e rezultateve të veprimtarisë kërkimore në Slloveni, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Bullgari, Shqipëri dhe Kosovë.  Sistemi COBISS.Net menaxhohet nga Instituti i Shkencave të Informacionit (IZUM), Maribor, Slloveni.

COBBISS.AL

https://plus.cobiss.net/cobiss/al/sq/bib/search

Përparësitë e sistemit konsistojnë në:

  • racionalizimi dhe shtimi i vlerave,
  • kualifikuar i avancuar profesional i kataloguesve,
  • cilësia e lartë e regjistrimeve bibliografike dhe funksioni i shumëfishtë i tyre,
  • transparenca e rezultateve të veprimtarisë kërkimore.

Katalogimi i përbashkët në rrjetin COBISS.Net është procesi i përpunimit të përbashkët të materialeve bibliotekare (libra, seriale, artikuj, etj.) në të cilin marrin pjesë katalogues nga biblioteka të ndryshme, të cilët shkëmbejnë midis tyre rregjistrimet bibliografike. Çdo njësi bibliografike katalogohet fillimisht vetëm një herë në një nga vendet pjesëmarrëse dhe më pas kataloguesit e bibliotekave të tjera mund ta kopjojnë/shkarkojnë rregjistrimin bibliografik pa pagesë në bazën e tyre lokale dhe sistemet kombëtare bibliografike. Ky proces ndihmon racionalizimin e kohës, kostos së burimeve njerëzore dhe rritjen absolute të cilësisë së katalogimit sipas standardeve ndërkombëtare të përshkrimit brenda sistemit COBISS.Net.

Nëpërmjet procesit të katalogimit të përbashkët, përveç bazës së përbashkët të të dhënave bibliografike, çdo bibliotekë ndërton bazën e saj lokale bibliografike, që është katalogu lokal, në të cilin është bazuar automatizimi i proceseve të punës në bibliotekë (p.sh pasurimi, inventarizimi i koleksioneve të bibliotekës, huazimi etj.)

Një tjetër shërbim i integruar prej IZUM, të cilin biblioteka e përfiton si pjesë e sistemit COBISS është Unpaywall, një motor kërkimi global për botime shkencore dhe rezultate të tjera të punës kërkimore që ofron dhjetra miliona artikuj shkencorë me akses të hapur pa pagesë. Artikujt me tekst të plotë janë të disponueshëm në mbi 50,000 baza të ndryshme. Përmbajtja është marrë nga burime të ligjshme, p.sh. te universiteteve, qeverive dhe shoqërive akademike; ai përfshin gjithashtu përmbajtje me akses të hapur të botuesve.

https://plus.cobiss.net/cobiss/al/sq/unpaywall

Leave a Reply