Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO NËNSHKROI NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” TË PEJËS, KOSOVË

Në datën 29 shtator 2020, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, prof. dr. Dhimitri Bello dhe rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës, prof. dr. Fadil Millaku nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve.  Gjatë takimit, ku morën pjesë autoritete drejtuese të të dy universiteteve, u fol për rëndësinë që ka ky bashkëpunim, i cili synon të lehtësojë dhe promovojë shkëmbimet kulturore dhe edukative midis dy institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë, në fushat e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor për çështje të përbashkëta, si dhe të promovojë zhvillimin e programeve të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. Palët ranë dakord të shkëmbejnë informacione në lidhje me mësimdhënien dhe kërkimin shkencor, si dhe të shkëmbejnë përvoja, duke lehtësuar botimin e artikujve shkencorë në buletinet respektive të të dy universiteteve dhe të promovojnë seminare dhe takime, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zbatimit të projekteve të përbashkëta të kërkimit në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të procesit të ndërkombëtarizimit të mësimdhënies dhe programeve të trajnimit.

Leave a Reply