Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME INSTITUTIN SHQIPTAR TË SOCIOLOGJISË

Në datën 9 dhjetor 2020, rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello dhe drejtori ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Sociologjisë, prof. dr. Lekë Sokoli, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Në takimin e zhvilluar në mjediset e Rektoratit ishin të pranishme edhe zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet dr. Benita Stavre, si dhe presidentja e Shoqatës Sociologjike Shqiptare prof. as. dr. Irena Nikaj. Biseda u përqëndrua në përfitimet e ndërsjellta në kuadër të këtij bashkëpunimi, ku palët ranë dakord të ofrojnë mbështetje për vlerësimin shkencor të botimeve monografike të stafit akademik të UNIKO, si dhe për të nxitur zhvillimin e shkencave humane. Gjithashtu, në takim u ra dakord për vënien në disponim të literaturës shkencore të secilit institucion për stafin akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të institucionit partner, si dhe për krijimin e një rrjeti të gjerë komunikimi, duke përfshirë anëtarët e stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të këtyre institucioneve.

Marrëveshja parashikon edhe organizimin e përbashkët të veprimtarive të përvitshme shkencore- ndërdisiplinore, që fillojnë në muajn mars 2021 me Konferencën e Prizrenit, ku UNIKO është bashkëorganizator dhe vazhdojnë me Konferencën Ndërkombëtare vjetore “Edukimi dhe kultura në shoqërinë bashkëkohore”, e cila do të organizohet nga UNIKO në muajin nëntor 2021.

Leave a Reply