Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U NËNSHKRUA MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE UNIVERSITETIT TË  TIRANËS

Në datën 10 dhjetor 2020, Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, prof. dr. Dhimitri Bello dhe rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi midis dy universiteteve me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, promovimin e shkëmbimeve të përvojës në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, për çështje të interesit të përbashkët dhe në veçanti për zhvillimin e programeve të përbashkëta në kuadrin e bashkëpunimit kombëtar. Në takimin e zhvilluar në mjediset e Universitetit të Tiranës ishin të pranishëm edhe zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet në UNIKO, dr. Benita Stavre , dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero, dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho dhe dekania e Fakultetit Ekonomik, prof. as. dr. Ledina Alolli.

Leave a Reply