Në datën 17 tetor 2022, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi ceremoninë tradicionale të fillimit të vitit të ri akademik 2022-2023. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm drejtues të Universitetit e stafi akademik, studentë, përfaqësues të pushtetit vendor e institucioneve, komuniteteve fetare etj.
Përshëndetën dhe uruan stafin dhe studentët për një vit të mbarë akademik rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, kryetari i Bashkisë, Korçë, z. Sotiraq Filo dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut, Korçë, znj Ana Verushi.