Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“KORÇA SPORTIVE NDËR VITE”-MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR KONTRIBUTIN E ÇMUAR, PËR EMOCIONET QË KANË PËRCJELLË DHE TROFETË QË I KANË DHURUAR KORÇËS DHE JO VETËM SPORTISTË E ISH-SPORTISË TË KËTIJ QYTETI

Në datën 13 tetor 2022 Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut, Korçë organizuan veprimtarinë “Sporti korçar ndër vite-Modeli për të dashur sportin”, e cila solli në vëmendje emrat “legjendë” të sportit korçar dhe jo vetëm. Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe prefekti i Qarkut të Korçës, z. Nertil Jole përshëndetën të pranishmit, sportistët e ish-sportistët e këtij qyteti, si dhe familjarët e atyre sportistëve që sot nuk ndodhen më mes nesh, duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim për kontributin e tyre të çmuar,  për emocionet që kanë përcjellë dhe trofetë që i kanë dhuruar Korçës.

Ky takim hodhi dritë mbi figura të elitës sportive të këtij qyteti, tek ata sportistë legjendë dhe heronj të kohës, të cilët me pasion, talent, punë këmbëngulëse e profesionalizëm ia dolën të shkruanin historinë në nivel kombëtar, evropian e botëror. Historiani i nohur, z. Niko Kotherja prezantoi më pas një material arkivor shumë interesant me foto dhe dëshmi të jetës sportive të Korçës në periudhën paraçlirimit.

Pjesë e kësaj veprimtarie ishte edhe ekspozita fotografike “Korça sportive ndër vite”.  Znj. Nevila Jorgji ofroi për qytetin një pasuri të konsiderueshme fotografish të krijuar si arkivë nga babai i saj, z. Ilia Jorgji një prej figurave më të njohura të sportit shqiptar. Kjo ekspozitë u hap në mjediset e Universitetit, në mënyrë që edhe brezi i ri të njihet me emrat dhe veprimtarinë e shumë sportistëve të shquar korçarë ndër vite.

“Nuk mjafton vetëm talenti dhe pasioni, por është dashur shumë punë e përkushtim për të patur sukses”,- u shpreh ndër të tjera në përshëndetjen e tij z. Todo Vaso një prej figurave të shqura të sportit shqiptar, ndërsa falënderime për këtë organizim u përcollën edhe nga familjarë të tjerë të ish-sportistëve të këtij qyteti.

Leave a Reply