Në datën 14 tetor 2022, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre dhe zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili zhvilluan një vizitë në Universitetin Aristoteli, Selanik.
Atje u pritën nga rektori, prof. dr. Nikos Papaioannou, prof. Kyriazis, Fakulteti i Filologjisë, profesor Papadimitriou, zëvendësdekan i Fakultetit të Informatikës, profesor Koundouras, president i fakultetit të Bujqësisë.
Bashkëpunimi ndërinstitucional ishte fokusi i këtij takimi ndërsa u diskutua gjithashtu edhe për programin e studimit Teknologji Komunikimi në Biznes dhe për krijimin e shkollës verore me fokus Ballkanistikën e Gjuhës Sllave.