Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

TRISTAN BERCHOUX, PROFESOR I GJEOGRAFISË RURALE DHE GIS NË MONTPELLIER, FRANCË PO ZHVILLON LEKSIONE TË HAPURA ME STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”.

Nga data 4-8 prill 2022, Tristan Berchoux, profesor i Gjeografisë Rurale dhe Gis, në Montpellier, Francë është duke zhvilluar leksione të hapura me studentët e Universitetit “Fan S. Noli”. Fillimisht ai mbajti leksionin me temë: “Observating landscape for characterization” me studentët e programeve të studimit “Master” në “Histori- Gjeografi”, në kuadër të lëndës “Peizazhi natyror dhe kulturor dhe përdorimi i Gis/RS”. Gjithashtu, në këtë leksion morën pjesë edhe studentë të programeve të studimit “Bachelor” e pedagogë të këtij departamenti, si dhe studentë të Fakultetit të Bujqësisë të interesuar për të marrë më tepër njohuri në këtë fushë.

Tristan Berchoux është lektor i gjeografisë rurale në Institutin Agronomik Mesdhetar të Montpellie-së në Francë (CIHEAM Montpellier) dhe pjesë e laboratorit kërkimor UMR TETIS. Ai vjen për herë të parë në Universitetin “Fan S. Noli’, për të cilin shprehu falënderimet më të mira për pritjen e drejtuesve dhe të kolegëve dhe njëkohësisht të studentëve, të cilët i sheh shumë të ineteresuar për programet që zhvillojnë. Profesor Berchoux tha se i ka pëlqyer mjaft Universiteti “Fan S. Noli” dhe mënyra e zhvillimit të mësimit, duke vlerësuar në këtë drejtim bashkëpunimin e ngushtë midis pedagogëve dhe studentëve. Ai tha se në kuadër të programit Erasmus+ mund të zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi për mobilitete të studentëve dhe stafit midis universiteteve franceze dhe Universitetit “Fan S. Noli”, çka do të sjellë më tepër përvoja të fituara ky bashkëpunim. Gjatë bisedave me kolegët e Universitetit “Fan S. Noli”, pedagogu Berchoux tha se po mendon të rikthehet sërisht këtu, duke ofruar për studentët tanë një kurs 6-mujor ku të përfshijë disa lëndë. Kërkimet dhe studimet e tij janë fokusuar në fushën e planifikimit hapësinor dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural. Ai studion ndikimin e ndryshimit të klimës në peizazhet dhe mjetet e jetesës sipas skenarëve të ndryshëm të politikave, duke përdorur modelimin hapësinor. Një ekspertizë të veçantë Tristan Berchoux ka në modelimin sasior të aplikuar në territoret rurale nga perspektiva sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Leave a Reply