“TË MËSUARIT NËPËRMJET BASHKËPUNIMIT VIRTUAL”- TRAJNIM I ZHVILLUAR ME MËSUES TË ARSIMIT PARAUNIVERISTAR NË KUADËR TË PROJEKTIT DIGICOMP, ME LIGJËRUESE PEDAGOGET, DR. ERIOLA QAFZEZI DHE DR. DORELA KAÇAUNI

Në datën 26 maj 2023, në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua trajnimi me temë: “Të mësuarit nëpërmjet bashkëpunimit virtual” me ligjëruese pedagoget, dr. Eriola Bonja Qafzezi dhe dr. Dorela Kacauni.  

Të ftuar ishin mësues të arsimit parauniveristar në rajonin e Korçës, të cilët u njohën me metoda konkrete se si mund të zhvillohet procesi i të mësuarit nëpërmjet ndërveprimt virtual, duke iu referuar rasteve me studentët e këtij Departamenti. Sipas trajnueseve, ky model të mësuari synon integrimin në mësimdhënie e mësimnxënie të kompetencës digjitale.

Ky ishte dhe trajnimi i fundit, i cili përmbylli ciklin e trajnimeve të zhvilluara në kuadër të projektit DIGIKOMP të financuar nga AKKSHI, nj ëprojekt që kisht epër qëlim ofrimin e zgjidhjeve praktike duke kualifikuar mësues të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar si dhe anëtarë të tjerë të komunitetit të interesuar për trajnime me bazë kompetencë digjitale.

Postimi i Mëparshëm
“RRUGA JUAJ DREJT SE ARDHMES”-VEPRIMTARI E STUDENTËVE TË VITIT I TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA, FEF, KU TË FTUAR ISHIN MATURANTË, MËSUES E PEDAGOGË
Postimi Pasues
PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, APLIKIMET E TË CILIT DO TË HAPEN MË 1 QERSHOR ISHTE NË QENDËR TË NJË TAKIMI QË U ZHVILLUA NGA MINISTRJA E SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT, ZJN. BORA MUZHAQI ME PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETEVE TË VENDIT