Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, APLIKIMET E TË CILIT DO TË HAPEN MË 1 QERSHOR ISHTE NË QENDËR TË NJË TAKIMI QË U ZHVILLUA NGA MINISTRJA E SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT, ZJN. BORA MUZHAQI ME PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETEVE TË VENDIT

Përfaqësues nga universitetet publike dhe private në vend zhvilluan një takim me znj. Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët, ku diskutuan rreth thirrjes së 8-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikimet e të cilit do të hapen më 1 Qershor 2023.

Në fokus të bisedës ishte mënyra si funksionon programi, numri i pozicioneve të lira për praktikë si një mundësi për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.

Sipas z. Romeo Terolli, specialist i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, Univesiteti “Fan S. Noli”, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, ndër të tjera u diskutua rreth ecurisë së takimeve që do të zhvillohen në universitet gjatë këtij muaji, për të informuar sa më shumë të rinj rreth programit.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.

Studentët e të rinjtë e rajonit të Korçës të interesuar për të marë pjesë në praktikat profesionale mund të kontaktojnë për më tepër informacion në adresën e emaili-it:  qka@unkorce.edu.al ose klikoni në linkun  https://praktika.riniafemijet.gov.al/

Leave a Reply