Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“RRUGA JUAJ DREJT SE ARDHMES”-VEPRIMTARI E STUDENTËVE TË VITIT I TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA, FEF, KU TË FTUAR ISHIN MATURANTË, MËSUES E PEDAGOGË

Në datën 26 maj 2023 studentëve të vitit I të departamentit të Gjuhëve të Huaja, FEF  zhvilluan veprimtarinë me titull: “Rruga juaj drejt se ardhmes”, ku të ftuar ishin maturantë të Korçës, mësues e pedagogë.

Në këtë veprimtari, studentet e programit të studimit “Gjuhë Angleze”, Universiteti “Fan S. Noli”, nën kujdesin e veçantë të pedagoges, dr. Juliana Çyfeku shpalosën aftësite dhe talentet e tyre gjatë prezantimit të projektit lëndor me temë: “Your Road Toëards the Future” në mjediset e bibliotekës “Kongresi i Manastirit”.

Projekti i prezantuar, përveçse një projekt lëndor mori formën e një takimi promovues për maturantët e rajonit të Korçës, kjo edhe në kuadër të promovimit të Universitetit dhe departamentit të Gjuheve të Huaja.

Për studentet organizatore, të cilat prezantuan punën e tyre disa mujore një falënderim të veçantë përcolli edhe përgjegjësja e Departamentit, phd. Daniela Stoica.

Studentet edhe pse në vitin e parë të studimeve treguan aftësitë e përftuara në këtë vit akademik falë punës së tyre këmbëngulëse dhe me mbështetjen e pedagoges së lëndës, dr. Juliana Çyfeku.

Leave a Reply