Në datën 20 shtator 2022, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar, zëvendësrektori për mësimin në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Arto Adili zhvilloi një takim me pedagogë e mësues të edukimit fizik, si dhe specialistë të sportit në qytetin e Korçës. Ai vlerësoi angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm të shkollave në disa veprimtari sportive që ka organizuar Universiteti “Fan S. Noli”, ndërsa kërkoi që në vijim pjesëmarrja e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në këto veprimtari të jetë më e gjerë, ku të përfshihen të rinj nga shkolla të ndryshme të qarkut.
Të pranishmit ofruan bashkëpunimin e tyre në këtë drejtim, duke nënvizuar që këto veprimtari të shtrihen gjatë gjithë vitit dhe në to të marrin pjesë të gjitha moshat dhe të përfshihen të gjitha disiplinat sportive.