Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PËRDORIMI I PLATFORMAVE DIGJITALE NË PROCESIN MËSIMOR ISHTE QËLLIMI I TRAJNIMIT QË STAFI IT I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLOI ME PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA

Në datën 19 shtator 2022, stafi i teknologjisë së informacionit i Universitetit “Fan S. Noli”, Klajdi Qafzezi dhe Dhimitri Konini në kuadër të projektit “Nga projekti drejt të mësuarit me kompetencën digjitale” zhvilluan një trajnim me pedagogë të departamentit të Gjuhëve të Huaja në lidhje me platformat digjitale për mësimidhënien dhe mësimnxënien online.

Përfitues do të jenë mësuesit e gjuhëve të huaja dhe jo vetëm, të cilët do të kenë mundësi të përdorin këto platforma digjitale si sisteme të mirorganizuara që ndihmojnë dhe lehtësojnë procesin mësimor.

Leave a Reply