Studioni me bursë në Universitetin Ndërkombëtar të Budapestit në Hungari CEU
Afati i aplikimit: 1 Shkurt 2018
Hapur për: studentët nga çdo vend i botës
PËRSHKRIMI
A e keni menduar ndonjëherë të studioni në një komunitet global?
I renditur në vend si një nga universitetet më të mira ndërkombëtare në botë, Central European University (CEU) ka studentë nga 115 vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer ide në një komunitet të hapur dhe dinamik në Budapest i listuar në 100 universitetet më të mira në mbarë botë nga Quacquarelli Symonds më një shumëllojshmëri programesh studimi në master dhe doktoraturë në gjuhën angleze. CEU është e akredituar në ShBA dhe Hungari.
BURSA
Bursat janë në dispozicion për programet Master dhe Doktoraturë
Mund të aplikoni në shkencat njohëse, ekonominë dhe biznesin, politikat dhe shkencat mjedisore, studimet gjinore, histori, marrëdhënie ndërkombëtare, studime juridike, matematikë dhe aplikacionet e saj, studime mesjetare, studime nacionalizmi, shkencat e rrjetit, filozofi, shkenca politike, sociologji, antropologji sociale etj.
Më poshtë është lista e dokumenteve që ju nevojitet për të aplikuar:
Formulari i plotësuar për CEU
2 Letra Rekomandimi
Të dhënat akademike
Curriculum Vitae ose Resume
Kërkesat specifike të programit
Dëshmi e aftësisë së gjuhës angleze
Si të alikoni?
Aplikoni online, para datës 1 shkurt 2018 në faqen zyrtare https://www.ceu.edu/admissions/how-to-apply/checklist#step-1