Në datën 24 tetor 2023 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në një sesion informues për bursat “Chevening” të ofruara nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Përfaqësuesja e Ambasadës Britanike në Tiranë znj. Nesila Koka tha se këto bursa ofrohen të plota duke mbuluar të gjitha shpenzimet e shkollimit, udhëtimit dhe të akomodimit dhe përfshijnë programe studimi Master në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.