Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ECJE ALPINE- NË DITËN E RINISË ATA NDËRGJEGJËSOJNË  BASHKËMOSHATARËT PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME ME MË TEPËR SPORT DHE KUJDES NDAJ MJEDISIT 

Në datën 8 dhjetor 2021, në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë një grup studentësh të Universitetit “Fan S. Noli”, anëtarë të Shoqatës Sportive Studentore në bashkëpunim me Federatën e Sportit Universitar zhvilluan ecje alpine (hiking) në Malin Ivan, 1786 metra i lartë. Nëpërmjet kësaj veprimtarie studentët ftojnë bashkëmoshatarët e tyre për një jetë me më tepër sport, shëndet, kujdes ndaj mjedist, si dhe për të njohur dhe parë nga afër natyrën e bukur shqiptare. Në menyrë simbolike, sfida drejt majës së malit tregon sakrificën drejt suksesit. Sipas pedagogut, dr. Eriseld Kalemaj tani është koha e duhur që të gjithë këta të rinj të ecin drejt suksesit, ndaj edhe kjo ditë zhvillohet nën moton e studentëve:

“Rinia është gjithmonë e tashmja”

I gjithë grupi ia doli të mbërrijë në majën e Malit Ivan: Fabiola, Sofjana, Esta, Eridjola, Alda, Alesia, Kristofori, Sara, Xheraldo

Leave a Reply