Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“ASPEKTET PSIKOLOGJIKE TË EDUKIMIT” ISHTE TEMA E NJË LEKSIONI TË HAPUR TË ZHVILLUAR ME STUDENTË TË PROGRAMEVE “MASTER” NË “MËSUESI”

Në datën 7 dhjetor 2021, në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një leksion i hapur me studentë të programeve “Master” në “Mësuesi”. Lektorët Arjan Kamburi dhe Anjeza Vila trajtuan temën “Aspektet psikologjike të edukimit”, duke shqyrtuar aspektin psikologjik të edukimit dhe të të nxënit referuar konteksit gjithëpërfshirës në institucionet arsimore. Studentët e pranishëm krahas të tjerave treguan interes në lidhje me sistemin arsimor, si dhe për edukimin dhe të nxënit e nxënësve me nevoja të veçanta.

Në përshëndetjen e saj përgjegjësja e departamentit të Edukimit, dr. Albina Pajo tha se veprimtari të tilla shërbejnë për të ndryshuar mendësinë dhe qasjen tonë ndaj personave me aftësi ndryshe në mënyrë që më pas të ndryshojmë mjedisin dhe studentët.

Gjithashtu në këtë takim u theksua nevoja për hartimin e moduleve të veçanta me qëllim formimin e kompetencave profesionale në fushën e trajtimit të nevojave të veçanta në kontekstin shkollor.

Leave a Reply

sqAlbanian