Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E “LABORATORIT TË DIJES”, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN EDICIONIN V TË  OLIMPIADËS “RROKE SHKENCËN”, ME PJESËMARRJEN E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME TË QARKUT KORÇË

Nga data 6-11 maj 2024, Universiteti “Fan S. Noli” organizoi Edicionin V të Olimpiadës “Rroke Shkencën”.

Janë studentët e “Laboratorit të Dijes”, të cilët me mbështetjen e Universitetit e organizojnë këtë olimpiadë midis nxënësve të shkollave të mesme të qarkut të Korçës me qëllim testimin e njohurive të tyre dhe për krijiminb e urave të bashkëpunimit mes shkollave dhe Universitetit.

Nga viti në vit, sipas zëvendësrektorit për mësimin, dr. Arto Adili është vënë re një rritje e interesit të nxënësve për të marrë pjesë në këtë olimpiadë.

Kjo olimpiadë, e cila tashmë është kthyer në një traditë për Universitetin tonë këtë vit bëri bashkë dhjetëra nxënës të shkollave të mesme të Qarkut, Korçë, të cilët testuan njohuritë e tyre në dhjetë disiplina të shkencës, duke treguar nivel të lartë të përgatitjes se nxënësve pjesëmarrës, të cilët u vlerësuan edhe me çmime të ndryshme.

Fituese e vendit të parë ishte shkolla “Nehemia”, Pogradec; Kolegji “Preca” fitues i vendit të dytë dhe Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” fitues i vendit të tretë në këtë olimpiadë.

Urimet më të përzemërta u përcollën në këtë ceremony nga autoritetet drejtuese të Universitetit, pedagogët dhe drejtuesit e institucioneve për të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe mësuesit e tyre, për institucionet që e mbështetën këtë veprimtari, si: Këshilli i Qarkut, Korçë, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, Teatri “Andon Z. Çajupi”, si dhe për të gjithë studentët dhe stafin e angazhuar për organizimin e olimpiadës e veçanërisht për ideatorin e saj, zëvendësrektorin e Universitetit, dr. Arto Adili.

Leave a Reply