Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “EDUKIM FIZIK DHE SPORTE” MORËN PJESË NË LEKSIONIN E HAPUR ME TEMË: “REKUPERIMI I SPORTISTIT PAS STËRVITJES” I MBAJTUR NGA PROFESORI AMERIKAN PHIL BISHOP

Në datën 25 mars 2024, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me “Athletes in Action Albania” organizuan leksionin e hapur me temë: “Rekuperimi i sportistit pas stërvitjes”.

Studentët e departamentit të Edukimit, kryesisht të programit të studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” dëgjuan profesorin amerikan Phil Bishop në këtë orë të hapur, ndërsa i drejtuan atij edhe pyetje të ndryshme që lidhen me programin e tyre të studimit.

 Phil Bishop është Profesor Emeritus (në pension) i Shkencës së Ushtrimeve në Universitetin e Alabamës.

Është autor i dy librave dhe mbi 200 botimeve të referuara, si dhe ka qenë mentor i 52 studentëve të doktoraturës si kryetar disertacioni.

Në përfundim të seminarit të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë.

Leave a Reply