Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STAFI NDIHMËSAKADEMIK I REKTORATIT ZHVILLOI NJË TAKIM NJOHËS ME DREJTUESIT E RINJ TË UNIKO

Në datën 31 gusht 2020, në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNIKO, stafi ndihmësakademik i Rektoratit zhvilloi një takim njohës me rektorin, prof. dr. Dhimitri Bello dhe me zëvendësrektoren për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre. Në takim ishte i pranishëm edhe prof. dr. Ali Jashari, i cili në përfundim të mandatit 4-vjeçar si rektor i Universitetit të Korçës, falënderoi edhe njëherë stafin e Rektoratit për bashkëpunimin, duke vlerësuar gjithsecilin për punën dhe profesionalizmin e treguar.  

Më pas, drejtori i Drejtorisë se Kurrikulave, Sigurimit të Cilësisë dhe Kërkimit Shkencor, z. Artur Prifti dhe drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Komunikimit dhe Promocionit, z. Gjergji Përmeti i njohën drejtuesit e rinj të Universitetit me sektorët dhe specialistët përkatës. Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, përgëzoi stafin për punën e deritanishme dhe shprehu besimin se punë të mira na presin edhe në vazhdim.

Leave a Reply