U ZHVILLUA CEREMONIA E EMERIMIT TË AUTORITETEVE DREJTUESE TË UNIKO

Në datën 31 gusht 2020, në mjediset e Rektoratit të Universitetit të Korçës, u zhvillua ceremonia e emërimit të autoriteteve drejtuese. Në fjalën e hapjes, ish-rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, shprehu urimin dhe mirënjohjen për të gjithë stafin akademik, stafin ndihmësakademik, atë administrativ dhe për studentët. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë drejtuesit e fakulteteve që bashkë me të e përfunduan me sukses mandatin e tyre, dy zëvendësrektoret për punën e palodhur dhe përkushtimin, administratoren e UNIKO për bashkëpunimin e ngushtë, punonjësit e Rektoratit, si dhe përgjegjësat e departamenteve. Profesor Ali Jashari u ndal në disa nga arritjet më të rëndësishme të këtyre 4 viteve, gjatë punës së përbashkët edhe me stafin akademik. Falë këtij bashkëpunimi sot UNIKO ka më shumë programe studimi që nga viti 2016; mban diplomën më të lartë të akreditimit institucional në universitetet publike dhe po punon për akreditimin e programeve të studimit; ka afruar pedagogë të rinj efektivë dhe ka zhvilluar mbi 600 veprimtari të ndryshme si seminare, konferenca, takime, nënshkrime marrëveshjesh, vlerësime të personaliteteve të ndryshme, veprimtari kulturore, artistike e sportive etj. Gjithashtu UNIKO ka zgjeruar infrastrukturën e tij  me mjedise bashkëkohore për punën e stafit dhe studentëve.

Rektori i Universitetit, prof. dr. Dhimitri Bello, përshëndeti drejtuesit e zgjedhur të departamenteve dhe fakulteteve të UNIKO dhe i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i dhanë, duke e zgjedhur në këtë detyrë kaq të rëndësishme siç është drejtimi i Univesitetit të Korçës. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë rektorët që kanë drejtur institucionin para tij, të cilët kanë ndërtuar një bazë të fortë, përsa i përket akreditimeve dhe funksionit që ka një Universitet. “Duke u bazuar në këto pika të forta, do të ecim të gjithë së bashku edhe më përpara, si një familje  e madhe, në të cilën gjithsecili do të kryejë detyrën e vet, për t`iu përshtatur dhe sfidave të kohës, siç është situata e pandemisë së krijuar nga COVID-19”.

Takimi vijoi me emërimet e të zgjedhurve në krye të fakulteteve:

Prof. as. dr. Gjergji Mero, Dekan i Fakultetit të Bujqësisë, UNIKO;

Prof. as. dr. Jonela Spaho, Dekane e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, UNIKO;

Prof. as. dr. Ledina Alolli, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, UNIKO.

Më pas u emëruan edhe drejtuesit e departamenteve:

Prof. as. dr. Besnik Skënderasi, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Agronomisë, UNIKO;

Dr. Ilir Sosoli, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Agrobiznesit, UNIKO;

Prof. as. dr. Irena Kallço, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Agroushqimit, UNIKO;

Dr. Albina Pajo, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Edukimit, UNIKO;

Prof. as. dr. Anyla Saraçi, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, UNIKO;

Phd. Metin Venxha, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, UNIKO;

Prof. as. dr. Anila Mançka, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit, UNIKO;

Prof. as. dr. Esmeralda Shkira, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Marketing-Turizmit, UNIKO;

Prof. as. dr. Suela Gërdhe, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Menaxhimit, UNIKO;

Dr. Arto Adili, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Matematikës dhe Fizikës, UNIKO;

Dr. Magdalini Vampa, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Shkencave Sociale, UNIKO;

Dr. Rafail Prodani, Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Informatikës, UNIKO.

Vendet vakant për autoritetet drejtuese: Dekan i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane; Përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Përgjegjës i Departamentit të Biologji-Kimisë dhe Përgjegjës i Departamentit të Infermierisë, do të plotësohen pas raundit të dytë të votimeve, i cili do të zhvillohet në datën 15 shtator 2020.

Previous Post
STUDENTI I FAKULTETIT TË EKONOMISË, VASIL CIKO, PËRFUNDOI ME VLERËSIMIN “EKSELENT” STUDIMET SEMESTRALE NË BULLGARI
Next Post
STAFI NDIHMËSAKADEMIK I REKTORATIT ZHVILLOI NJË TAKIM NJOHËS ME DREJTUESIT E RINJ TË UNIKO

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right