Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KONSTITUOHET SENATI AKADEMIK I UNIKO

Në datën 31 gusht 2020, në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua mbledhja e parë e Senatit Akademik për konstituimin e tij. Në fjalën e hapjes rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello shprehu edhe njëherë falënderimet e tij për besimin dhe mbështetjen e ofruar dhe u uroi anëtarëve të Senatit të ri Akademik suksese në punën e tyre. Pasi u lexuan emrat e 18 senatorëve fitues në zgjedhjet e 30 korrikut, mes tyre edhe dy studentë, u kalua në pikat e rendit të ditës. Senatit Akademik miratoi në postin e nënkryetarit të këtij organi drejtues, propozimin për prof. as. dr. Frederik Çuçllarin, si dhe kandidaturën e dr. Benita Stavres, të propozuar nga rektori, si zëvendësrektore për kërkimin dhe shkencën në UNIKO.

Leave a Reply