Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Stafi administrativ

PERSONELI  NDIHMËSMËSIMOR 

  • Sekretare e dekanit

Përgjigjet për zbatimin korrekt të detyrave të lëna nga Dekani. Ndihmon  në përgatitjen e materialeve për Dekanin dhe dërgimin e tyre në destinacion, merr dhe tejçon informacion dhe porosi brenda e jashtë fakultetit për problematika të ndryshme, ndjek realizimin e porosive të Dekanit për stafin akademik e administrativ. Pjesë e detyrave të sekretares së dekanit është edhe puna me bibliotekën në këtë fakultet.
 

Znj. Ermena Hoxha 

Nr.Tel : +355 82248945

e-mailehoxha@unkorce.edu.al

e-mailermena.hoxha@hotmail.com

 

  • Sekretaria mësimore

Zyra e Sekretarisë Mësimore është përgjegjëse për menaxhimin e procesit të regjistrimit të studentëve. Zyra e Sekretarisë Mësimore është përgjegjëse për rregullimin, monitorimin dhe arkivimin e çdo regjistrimi, informacioni, dokumenti ose  transkripti lidhur me studentët. Sekretari mësimore kanë përgjegjësi për hedhjen, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave mësimore të studenteve dhe të procesit mësimor dhe në mënyrë të veçantë kanë përgjegjësi për plotësimin e regjistrit bazë të studentëve.

 Në Fakultetin e Bujqësisë, për vetë specifikat që ka, pranë çdo departamenti funksionojnë sekretaritë e departamenteve, ku punonjëset e sekretarive janë njëkohësisht edhe laborante të këtyre departamenteve.

Pranë Fakultetit ka një kryesekretare mësimore. Kryesekretarja e Fakultetit ka për detyrë të organizojë punën e sekretarisë mësimore sipas ndarjes së detyrave duke pasur parasysh strukturën e planeve dhe procesin mësimor dhe të bëjë kontroll të vazhdueshëm në punën e sekretareve.

 

Kryesekretare: Milika Ndini

Nr.Tel: ++355 822 48945

e-mail: mndini@unkorce.edu.al

Leave a Reply