Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

SHKËMBIMI I STAFIT, I PËRVOJËS AKADEMIKE, I EKSPERTIZËS SHKENCORE, APLIKIMI NË PROJEKTE TË PËRBASHKËTA DHE ORGANIZIMI I VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA AKADEMIKE ME STUDENTËT, JANË FOKUSI I BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETIT “ST. KLIMENT OHRIDSKI”, BITOLA I ZYRTARIZUAR ME NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT MIDIS TYRE

Në datën 13 korrik 2022 në mjediset e Rektoratit të Universitetit “St. Kliment Ohridski”, Bitola rektori prof. dr. Sasho Korunovski dhe rektori i Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë prof. dr. Dhimitri Bello nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në disa fusha akademike.

Gjatë takimit të zhvilluar midis drejtuesve të të dy universiteteve u theksua fakti se zyrtarizimi i bashkëpunimit erdhi si rezultat i bashkëpunimit tashmë të nisur, duke ofruar edhe më tepër mundësi për thellim dhe zgjerimin e tij në fushën e programeve të përbashkëta të studimit, shkëmbimit të stafit, përvojës akademike, të ekspertizës shkencore, aplikimi në projekte të përbashkëta dhe organizimi i veprimtarive të përbashkëta akademike me studentët, duke iu referuar edhe lidhjeve të ngushta historike midis Bitolës dhe Korçës, të cilat tashmë po zhvillohen më tej nëpërmjet bashkëpunimit akademik.

Në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy universiteteve , ishin të pranishëm edhe kryetari i Senatit të Universitetit “St. Kliment Ohridski”, prof. dr. Pece Nikolovski; zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, Universiteti “Fan S. Noli”, dr. Benita Stavre, si dhe dekanët e FEF dhe FSHNH, prof. as. dr. Jonela Spaho dhe prof. as. dr. Sonela Stillo.  

Leave a Reply