18 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, studentët e departamentit Histori-Gjeografi, Universiteti ‘Fan S. Noli” zhvilluan një vizitë studimore dhe kulturore në disa prej institucioneve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kombëtare, si në: Muzeun Kombëtar të Arsimit, në Muzeun “Gjon Mili” dhe në “Shtëpinë e Flamurit”.

Sipas pedagogëve të këtij departamenti kjo vizitë i njohu studentët më nga afër me historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Në Muzeun “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, studentët u njohën me fillesat e shkollës shqipe dhe rëndësinë e arsimit në formimin e ndërgjegjes kombëtare. Në Muzeun “Gjon Mili” ata eksploruan jetën dhe veprën e artistit të njohur shqiptar me famë botërore, si dhe Shtëpinë e Flamurit, e cila përfaqëson një simbol të rëndësishëm të kujtesës dhe identitetit kombëtar në Korçë.

Veprimtari të tilla janë ura lidhëse mes brezit të ri dhe trashëgimisë kulturore, duke nxitur ruajtjen, vlerësimin dhe promovimin e historisë sonë.

Postimi i Mëparshëm
Ftesë për pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare