Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL DHE PROGRAMIT ERASMUS +, PEDAGOGËT HOREA NASCU, IOAN BENIAMIN POP DHE RADU TODORAN NGA UNIVERSITETI TEKNIK I CLUJ-NAPOCA, UNIVERSITETI I VERIUT BAIA–MARE, RUMANI JANË DUKE VIZITUAR UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” 

Në datat 18-22 korrik 2022, pedagogë nga Universiteti Teknik i Cluj-Napoca, Universiteti i Veriut Baia–Mare, Rumani po zhvillojnë një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”. 

Profesorët Horea Nascu, anëtar i stafit pedagogjik në Fakultetin e Letrave, Ioan Beniamin Pop, dekan i Fakultetit të Letrave dhe Radu Todoran anëtar i stafit pedagogjik në Fakultetin e Shkencave e zhvilluan këtë vizitë në kuadër të bashkëpunimit midis dy universiteteve dhe programit Erasmus +. Gjatë takimit që zhvilluan me zëvendësrektorin për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre u theksua se qëllimi është zgjerimi i marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve, duke u ndalur në shkëmbimin e përvojës me stafin e institucionit pritës, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet stafit të dy institucioneve, rritjen e numrit të mobiliteteve ndërmjet tyre,  (mobilitetet e stafit dhe të studentëve) duke u bazuar në mirëkuptimin e përbashkët, pjesëmarrjen në projekte dhe veprimtari shkencore të organizuara nga të dy institucionet.  

Një vizitë pedagogët nga Rumania zhvilluan edhe në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, ku u takuan me pedagogët dhe diskutuan rreth mundësive të ndryshme për bashkëpunim.  

Leave a Reply