SPORT, EDUKIM DHE PËRVOJË –STUDENTËT E PROGRAMEVE TË EDUKIMIT FIZIK NË PRAKTIKË PROFESIONALE

28 maj 2026- Prej disa javësh studentët e programeve Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte” dhe Master Profesional në “Mësuesi në Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet” janë duke zhvilluar praktikën profesionale në shkollat 9-vjeçare të Korçës.

Me energji, përkushtim dhe bashkëpunim në procesin edukativ, kjo përvojë për studentët përfaqëson një etapë të rëndësishme në formimin e tyre akademik dhe profesional, pasi u jep mundësinë të zbatojnë në terren njohuritë e fituara në auditor, të zhvillojnë aftësitë pedagogjike dhe të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë në mjediset shkollore.

Këto praktika i njohin studentët nga afër me procesin e mësimdhënies së edukimit fizik, duke kontribuar njëkohësisht edhe në promovimin e aktivitetit sportiv dhe stilit të shëndetshëm të jetesës te nxënësit.

 

Postimi i Mëparshëm
Hapet thirrje për mobilitet studentësh në Rumani
Postimi Pasues
PROMOVIM LIBRASH – Prof. Viktor Lami