Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PRITI NË NJË TAKIM TË VEÇANTË EKIPIN E VOLEJBOLLIT PËR VAJZA, I CILI U SHPALL PËR HERË TË DYTË KAMPION I KAMPIONATIT UNIVERSITAR QË U ORGANIZUA NGA FSHSU

Në datën 6 shkurt 2024, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello priti në një takim vajzat e ekipit të volejbollit, të cilat u shpallën fituese për herë të dytë në Kampionatin Universitar të Volejbollit që u zhvillua në datat 30-31 janar 2024 në qytetin e Durrësit, midis universiteteve të vendit.

Të shoqëruar edhe nga pedagogët, Julian Shishi e Marjela Burda, ata i sollën Universitetit një tjetër trofe, duke marë edhe përgëzimet e Rektorit e drejtuesve të tjerë të Universitetit për këtë fitore.

Rektori i uroi studentet për fitoren e merituar, falë punës dhe përgatitjes së tyre serioze dhe i siguroi ato se do të kenë gjithmonë vëmendjen dhe mbështetjen e institucionit që ai drejton.

Gjithashtu, Rektori u uroi fitore edhe në Lojërat Universitare Europiane që do të zhvillohen në muajin korrik në Hungari, ku ky ekip do të përfaqësojë Shqipërinë.  

Leave a Reply