REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, PROF. DR. DHIMITRI BELLO, TAKOHET ME DREJTUESIT E UNIVERSITETIT “SHËN KIRILI E METODI” TË SHKUPIT

Në datën 31 janar 2024, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, prof. dr. Dhimitri Bello, zhvilloi disa takime me drejtuesit e Universitetit “Shën Kirili e Metodi” të Shkupit.

Në fillim ai u prit nga dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. dr. Vladimir Martinovski, ku merrnin pjesë zëvendësdekania e këtij fakulteti, prof. dr. Valbona Toska dhe shefi i departamentit të gjuhës shqipe, prof. dr. Ismet Osmani. Më pas takimet vazhduan në selinë e Rektoratit me rektoren e këtij universiteti, prof. dr. Biljana Angjelova.

Në këtë bisedë të ngrohtë dhe miqësore mikpritësit e informuan prof. Bellon për veprimarinë mësimore dhe shkencore që zhvillohet në fakultetet dhe institutet e këtij universiteti, duke u përqendruar sidomos në fushat me interes të ndërsjelltë, ku mund të bashkëpunohet midis dy institucioneve.

Prof. Bello dhe bashkëbiseduesit e tjerë vunë në dukje disa nga drejtimet ku mund të ketë një bashkëpunim të frytshëm, si në shkëmbimin e pedagogëve dhe të studentëve, në hapjen e programeve të përbashkëta të studimit, në hartimin e projekteve për zgjidhjen e problemeve të qenësishme në të dy vendet etj.

Në fund të takimit, prof. Dhimitri Bello e ftoi rektoren e Universitetit të Shkupit për një vizitë në Universitetin e Korçës, ku do të bëhet dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Previous Post
REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PRITI NË NJË TAKIM TË VEÇANTË EKIPIN E VOLEJBOLLIT PËR VAJZA, I CILI U SHPALL PËR HERË TË DYTË KAMPION I KAMPIONATIT UNIVERSITAR QË U ORGANIZUA NGA FSHSU
Next Post
“NJË HYRJE NË HISTORINË E GREQISË BASHKËKOHORE, 1990-2023”- ISHTE TEMA E NJË LEKSIONI TË HAPUR QË DHIONIS GURI, DOKTORANT NË UNIVERSITETIN “ARISTOTELI”, GREQI ZHVILLOI ME PEDAGOGË TË INTERESUAR TË DEPARTAMENTIT TË HISTORISË DHE GJEOGRAFISË, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right