Në datën 20 dhjetor 2023, Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit, në një takim të përbashkët, zhvilluan analizën e veprimtarisë mësimore, kërkimore-shkencore dhe financiare për vitin akademik 2022-2023.
Si në çdo analizë edhe në këtë takim ishin të pranishëm Dekanët e Zëvendësdekanët, përgjegjësat e Njësive Bazë, anëtarë të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, si dhe drejtorët e drejtorive të Universitetit .
Në fjalën e tij, rektori, prof. dr. Dhimitri Bello ndër të tjera ritheksoi se raporti i detajuar vjetor i veprimtarisë së Universitetit “Fan S. Noli” për vitin akademik 2022-2023 është një dokument i rëndësishëm për veprimtarinë e kryer nga institucioni në fushat akademike, shkencore, administrative dhe financiare.
Gjatë analizës raportimin për veprimtarinë kërkimore-shkencore e bëri zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, e cila vuri në dukje punën e bërë dhe masat që janë marë gjatë vitit akademik 2022-2023 për përmbushjen e objektivave të parashikuar në planin strategjik të kërkimit shkencor në fushat: burimet njerëzore, infrastruktura, ndërkombëtarizimi dhe rajonalizimi, si dhe bashkëpunimi me sektorin publik e privat.
Raportimin për programet e studimit, parashikimin për angazhimin e personelit akademik, akreditimin institucional, gjurmimin e studentëve, si dhe veprimtarinë mësimore të njësive akademike në Universitetin “Fan S. Noli” e bëri zëvendësrektori për mësimin, dr. Ato Adili.
Administratori i Universitetit, z. Petrika Petro paraqiti të dhënat për strukturën organizative të Universitetit, planin buxhetor vjetor dhe afatmesëm, si dhe të dhëna të tjera financiare të institucionit.
Mendimet dhe sugjerimet e këtij takimi për elemente të ndryshëm të projektraportit do të mbahen parasysh në hartimin e dokumentit përfundimtar.
Në fund të takimit të pranishmit e miratuan projektraportin.
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.50-PM-2-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.43-PM-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.45-PM-1-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.50-PM-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.54-PM-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.49-PM-1-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.50-PM-1-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.51-PM-1-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.51-PM-2-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.51-PM-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.55-PM-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.56-PM-2-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.46-PM-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.56-PM-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.52-PM-1-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.46-PM-1-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.52-PM-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.53-PM-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.54-PM-1-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.56-PM-1-1024x768.jpeg)
![](https://unkorce.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Image-2023-12-20-at-1.45.56-PM-3-1024x768.jpeg)