Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“DITA AKADEMIKE 2023”- U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE

Në datën 20 dhjetor 2023 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua “Dita Akademike 2023”- Ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”.

Në këtë ceremoni u nderuan me “Medalje të Artë” 3 studentë, 13 studentë u vlerësuan si “Studentë të Shkëlqyer” dhe mbi 100 studentë të tjerë që mbaruan me mesatare mbi 8.5 shënuan emrat e tyre në Librin e Nderit të këtij Universiteti.

Rektori prof. dr. Dhimiri Bello në këtë ditë të veçantë për të gjithë studentët u shpreh: “Ju na dhatë besimin dhe ne kemi bërë gjithçka që të kultivoni forcën dhe dijen për t`i kthyer ëndrrat tuaja në realitet. Diplomat që merrni sot janë një investim që do ta keni për gjithë jetën, janë mundësia për të shkuar sa më larg drejt suksesit dhe arritjeve profesionale. Ne, sot jemi krenarë që kemi kaq shumë raste suksesi studentësh të diplomuar që pasqyrojnë rritje në karrierë në drejtimet: ekonomi, teknologji informacioni, bujqësi, mësuesi, sporte, shkenca.”

Gjithashtu, urimet më të mira për studentët diplomantë përcollën edhe përfaqësues të pushteti lokal, Alumni të Universitetit dhe studentë.

Këtë vit akademik përfunduan studimet 900 studentë në të gjitha programet e studimit.  

Leave a Reply