Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FEF ORGANIZOI PROMOVIMIN E ROMANIT “I RA MJEGULLA BUENËS” TË AUTORIT ARBEN PRENDI

Në datën 19 dhjetor 2023 në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë zhvilloi një veprimtari në të cilën u promovua romani “I ra mjegulla Buenës” me autor prof. as. dr. Arben Prendi, drejtues i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Pedagogu, dr. Eris Rusi hapi takimin, ku ishin të pranishëm pedagogë, studentë, mësues dhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Korçës. Ai theksoi se bashkëpunimi midis dy departamenteve vijon të jetë mjaft i frytshëm me veprimtari të pëbashkëta e vizita të ndërsjella, Nërkohë sa i takon këtij organizmi ai nënvizoi se takime të tilla bëjnë të mundur kontaktin e drejtpërdrejtë të një letërsie të mirë me lexuesin.

Prof. as. dr. Jonela Spaho, dekane e FEF e vlerësoi këtë libër, duke u shprehur se ky botim me mesazhet që përcjell i jep një rëndësi të veçantë prozës së shkurtër në ditët e sotme, kur vihet re mungesa e saj. Ajo u ndal më pas në elemente të prozes poetike që janë shume të ndjeshme në këtë vëllim me tregime. 

Vlerësimet e tyre për librin dhanë edhe pedagogë të tjerë të FEF, dr. Neli Naço e dr. Ilir Shyta, të cilët ndër të tjera u shprehën se proza e Prendit përcjell mesazhe koherence te lexuesi, sepse autori ato që ka shkruar në vitin 1993 i risjell në ditët e sotme, duke sendërtuar elemente psikospektive.

Në fund të takimit nga shtëpia botuese Shnell u dhuruan disa libra për Bibliotekën e Universitetit “Fan S. Noli”, studentët dhe të pranishmit e tjerë.  

Leave a Reply