Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROGRAMI I BURSAVE SUR-PLACE TË FONDACIONIT KONRAD ADENAUER

Fondacioni Konrad Adenauer synon të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie civile e demokratike në Republikën e Shqipërisë, ku gjithësecili respekton të drejtat e bashkëqytetarëve, ku ata që ndihen më të fortë kujdesen edhe për nevojat e më të dobtëve dhe ku çdokush e kupton shtetin si një kornizë mbështetëse, nëpërmjet të cilit çdo individ mund të shpalosë e të zhvillojë aftësitë e tij në mënyrë të ndershme, të drejtë e të barabartë.

Për këtë qëllim, Fondacioni Konrad Adenauer, nëpërmjet një programi specifik bursash, ofron mbështetje për studentë të cilët me përfundimin e studimeve në nivelin bachelor dëshirojnë të përfitojnë gradën shkencore master.

Kandidatëve u kërkohet të tregojnë interes për politiken dhe të dëshmojnë angazhim social.

Synimi i programit tonë të bursave është: identifikimi i personave të talentuar dhe mbështetja e tyre gjatë përgatitjes për të marrë përsipër përgjegjësi në fushat e politikës, të shkencës, medias, kulturës e biznesit si dhe në organizimin dhe menaxhimin e veprimtarive të shoqërisë civile.

Për të përfituar një bursë nga programet tona, aplikanti duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë përfunduar ciklin e studimeve bachelor me notë mesatare mbi 8,5
  • Të regjistrohet për ndjekjen e studimeve master pranë një universiteti publik në Republikën e Shqipërisë
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze ose gjermane
  • Të jetë aktiv në jetën politike e sociale në vend
  • Të dëshmojë të ardhura mujore modeste
  • Të shfaqë këmbëngulje e motivim për të ndikuar pozitivisht në formësimin e së ardhmes politike në vend dhe zhvillimin e fushave që lidhen me politikat shtetërore, duke u identifikuar me vlerat e solidaritetit social

Aplikimet mbyllen më datë 10 Nëntor 2017. Aplikantët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë në zyrat e Fondacionit Konrad Adenauer.

Formulari i aplikimit mund të shkarkohet online këtu :

http://www.kas.de/wf/doc/20491-1442-1-30.pdf

Formularit të aplikimit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumenta në shqip:

  1. Curriculum Vitae
  2. Dy letra rekomandimi (të paktën njëra duhet të jetë e firmosur nga një profesor i universitetit ku aplikanti ka përfunduar studimet bachelor)
  3. Një letër motivimi
  4. Një kopje e noterizuar e listës së notave të studimeve të larta
  5. Një fotografi

Ju lutemi dergoni aplikimin me postë, apo ta dorëzoni atë personalisht në adresën:

Fondacioni Konrad Adenauer

Zheni Korçari

Blv. “Dëshmorët e Kombit” Kulla Binjake Nr. 1 Kati 11, Tiranë, Shqipëri

 

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:

Znj. Zheni Korçari në: E-Mail:Zheni.Korcari@kas.de

Tel. +355 4 22 66 525

Leave a Reply