Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PEISAZH GJUHËSOR I QYTETIT TË KORÇËS-FOTOSESION I PËRGATITUR NGA STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TË GJUHËS DHE TË LETËRSISË NË KUADËR TË JAVËS SË DREJTSHKRIMIT

Në datën 24 nëntor 2023, Java e Drejtshkrimit e organizuar nga departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë në kuadër të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972) u përmbyll me një peisazh gjuhësor të qytetit të Korçës përgatitur nga studentët e këtij Departamenti me mbështetjen e pedagoges së tyre, dr. Hysnie Haxhillari.

Studentët nëpërmjet këtij fotosesioni vunë në dukje emërtimet e njësive të shërbimit në qytetin e Korçës, të cilat në pjesën më të madhe të tyre janë në gjuhë të huaja dhe kryesisht në atë angleze.

Në takim ishin të ftur pedagogë e studentë të këtij Departamenti, të cilët ashtu si në të gjitha veprimtaritë e organizura në Javën e Drejtshkrimit përcollën mesazhin: “Të ruajmë identitetin tonë gjuhësor, të edukojmë brezin e ri me dashurinë për gjuhën tonë amtare”.

Leave a Reply