Në datën 24 nëntor 2023, Universiteti Ovidius i Konstancës, Rumani zhvilloi konferencën hibride me temë: “Intercultural Dialogues” (Dialogu Ndërkulturor), ku morën pjesë edhe studente të programit të studimit “Gjuhë Angleze”, departamenti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti ‘Fan S. Noli”.
Sipas përgjegjëses së këtij Departamenti, phd. Danila Stoica, studentja e vitit II të programit të studimit “Gjuhë Angleze” Erika Lubonja, në programin e studimit “Gjuhë Anglez” u vlerësua me Çmim të Dytë në këtë konferencë. “Erika u paraqit shumë mirë në këtë konferencë, ku referoi online një temë mjaft të veçantë dhe interesante për burrneshat shqiptare, me titull: “Burrneshat: The Sworn Virgins”.
Gjithashtu, përgjegjësja Stoica përgëzoi edhe studentet e tjera pjesëmarrëse në konferencë, si dhe falënderoi në mënyrë të veçantë pedagogen Marissa Foti, ELT Fellow për mbështetjen dhe punën e bërë për përgatitjen e studenteve të Universitetit “Fan S. Noli”.
Studentet e tjera Romina Lamçe, Eriona Demba dhe Kristina Baçevski referuan në sesionet online temat: “Literary Evolution in Albania: A Cultural Diplomacy” dhe “Local Myths, Stories, Legends, Fantastic Characters”.