KRISTO FLOQI, PERSONALITET I SHQUAR, I CILI I KA DHËNË SHUMË POLITIKËS DHE LETËRSISË SHQIPTARE U NDERUA ME TITULLIN: “QYTETAR NDERI” (PAS VDEKJES) -UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BASHKORGANIZATOR NË KËTË VEPRIMTARI

Në datën 24 nëntor 2023, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës dhe Bashkinë Korçë organizuan veprimtarinë e zhvilluar për të nderuar me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) Kristo Floqin, personalitet i shquar, i cili i ka dhënë shumë politikës dhe letërsisë shqiptare. Si anëtar i një familjeje me vlera patriotike, Kristo Floqi i dha shumë kombit, politikës dhe letërsisë shqiptare, si avokat, gjykatës, nëpunës i lartë, deputet, ministër, botues dhe autor tragjedish e komedish.

Prof. as. dr. Jonela Spaho dekane e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, përshëndeti ceremoninë në emër të Universiteti “Fan S. Noli”. Ajo vlerësoi kontributin e paçmuar të Floqit në lartësimin e historisë së kombit shqiptar, krijimtarinë e tij të pasur e të mirëpritur nga lexuesi dhe spektatori i kohës.

Jo vetëm vepra letrare, por dhe jeta e tij, parë në aspektet më të rëndësishme të saj, me kontributin që ai i dha çështjes kombëtare, me siguri do të zgjojë vazhdimisht vëmendjen e studiuesve.

Familjarë, qytetarë e intelektualë të Korçës morën pjesë në këtë veprimatri që u shoqërua edhe me interpretimin e disa këngëve, tekstet e të cilave janë shkruar nga Kristo Floqi.

Previous Post
ERIKA LUBONJA STUDENTE E VITIT II TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “GJUHË ANGLEZE”, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” U VLERËSUA ME ÇMIM TË DYTË NË KONFERENCËN “INTERCULTURAL DIALOGUES” (DIALOGU NDËRKULTUROR) E ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI OVIDIUS I KONSTANCËS, RUMANI
Next Post
PËRVOJAT E PEDAGOGËVE GJATË PËRDORIMIT TË MJETEVE DIXHITALE DHE INTELIGJENCËS ARTIFICIALE NË MËSIMDHËNIE DHE NË PUNËN KËRKIMORE U DISKUTUAN NË TAKIMIN E ZHVILLUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT U2SID

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right