Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“DOKUMENTI ZYRTAR DHE GJUHA”- WORKSHOPI I ORGANIZUAR NË KUADËR TË JAVËS SË DREJTSHKRIMIT NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË

Në datën 23 nëntor 2023 në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë organizoi workshopin me temë: “Dokumenti zyrtar dhe gjuha” nga prof. as. dr. Elona Çeçe dhe dr. Hysnie Haxhillari. Të ftuar ishin pedagogë e studentë të këtij Departamenti, si dhe punonjës të administratës publike të qytetit të Korçës.

Në takim u vunë në dukje problemet kryesore që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe, në hartimin e dokumenteve zyrtare, si dhe në shkresa e publikime të ndryshme institucionale, të cilat u paraqitën edhe me shembuj konkretë.

Leave a Reply